Eneda Tarifa ishte e ftuar në emisionin “ThumbOn”, në të cilin veç të tjerash na foli për fillimet e karrierës së saj dhe vështirësitë e hasura. Të jesh pjesë e skenave ka një përgjegjësi të madhe dhe kjo fillon që nga veshja.
Ajo u pyet “nëse i vjen të qeshë me veten kur shikon si është veshur para 10 apo 15-viteve”. Eneda u shpreh se nuk i bën përshtypje, pasi është veshur mirë me kohën dhe na ka zbuluar rastin kur ka marrë pjesë në një festival:
“Në përgjithësi jam veshur vetë sepse gjithmonë kam menduar që veshja nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Por më vonë filluam të punonim me profesionistë të fushës. Në festivalin e 97′ kisha veshur një fustan të zi të mbrëmjes së maturës së gocës së hallës sime. Na u duk i bukur të gjithëve familjarisht. Natën e parë kam qepur një kostum me një copë 15 mijë lekshe nga ato që mbante mami. Realisht ka qenë bukur pavarësisht mundësive. Në festivalin e pranverës kisha veshur një gjë që nuk më shkonte. Aty ishte Lori Kaçka dhe bashkë me të ishte dhe goca e tezes. Më thotë mua po heq unë veshjen time se të shkojnë më shumë këto fhe vesha të asaj. Në momentin e fundit jam sajuar”, ka thënë Eneda.