Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, ka qenë anëtare e jurisë në kompeticionin e bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023”, që u mbajt në në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada.
51 miss-e nga çdo shtet i SHBA morën pjesë në këtë konkurs që konkurruan në raunde të ndryshme duke përfshirë rroba banje, fustane mbrëmje dhe intervista. Vajza që fitoi kurorën këtë vit ishte Noelia Voigt nga Utah, e cila mori kurorën nga Miss USA Morgan Romano nga Karolina e Veriut.
Por e gjithë vëmendja ka qenë tek modelja shqiptare, e cila ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj, duke u bërë shqiptarja e parë në krye të një kompeticioni të tillë.
Në një postim në Instagram, para se të niste konkursi modelja u shpreh e emocionuar dhe se do e kishte shumë të vështirë për të vendosur se cila do ishe fituesja e kurorës për shkak se të gjitha konkurrentet ishin të bukura.
Ndërsa në një tjetër video, që është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, Emina ka emocionuar me rrëfimin e saj, duke thënë:
“Dua të them diçka. Jam një vajzë nga një qytet i vogël, jam një vajzë shqiptare, në një fermë të vogël që milte lopët deri në moshën 15-vjeçare. Dhe tani jam pjesëtare e jurisë së “MISS SHBA”. Prandaj e dini çfarë? Endërroni vajza të vogla sepse endrrat do t’ju plotësohen edhe juve. E them këtë për vetem time por edhe për çdo vajzë shqiptare”.