Emina Çunmulaj përfundon në spital, ja çfarë i ndodhi modeles

Lajme

Emina Çunmulaj ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se i është dashur të shkojë në spital për shkak se vajza e saj, 5-vjeçare, Mia e goditur në pjesën e poshtme të kurrizit, duke i shkaktuar një dhimbje të tmerrshme.

“Ka qenë një natë shumë e vështirë. Siç mund ta shihni edhe nga sytë mi pasi nuk kam mundur të fle. Dje në mbrëmje, vajza ime Mia, vrapoi sipër meje ndërkohë që unë isha ulur dhe më goditi në pjesën e poshtme të kurrizit. Kam qenë në një dhimbje të tmerrshme dhe akoma jam. Kur jam shtrirë ndihem më mirë por kur filloj të lëviz dhimbja përkeqësohet. Dhimbja ka qenë e papërshkrueshme”, dëgjohet të thotë modelja në një video të postuar në Instastory.

Në një tjetër video, Emina ka treguar se i është dashur të vizitojë doktorin për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

“Le të shohim se çfarë mund t’i bëjë kurrizit goditja me gju nga një 5-vjeçare”, shkruan Çunmulaj në një postim tjetër.

Më tej modelja ka treguar se ka pësuar një spazmë të muskujve shkaktuar nga goditja e vajzës së saj.

“Më vjen të qesh se nëse do më kishte thënë dikush që një 5-vjeçare mund të të bëntë për spital, do i kisha thënë ke luajtur mendsh. Mirë se edhe kjo kaloi. Më e bukura është se jam duke u plakur se të ma kishte futur para 10 viteve, nuk do kisha asgjë”. përfundon Emina.