Elvana Gjata, Rati, Eglantina Toska… etj, bashkë për një qëllim…

Lajme

Jemi në javën e festave kombëtare. Tashmë u bë ca ditë që ndjehet atmosfera kudo në Tiranë me zbukurime në kuadër të 28-29 Nëntorin.

Festat e Nëntorit festohen jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë ku ka shqiptar. Me flamuj, me festa si dhe nuk mungon muzika me këngëtarët më në zë shqiptar, të cilët janë të ftuar në koncerte dhe mbrëmje brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për të gjithë që jeni kurioz se ku dhe si do ti festojnë këto festa disa nga vipat tanë, po jua themi ne…

Festat kanë filluar mesa duket që këtë fundjave ku kemi parë postime të shumta nga artistë të ndyshëm si:

22 dhe 23 Nëntor në Londër me Ingrid Gjoni, Ona Vasjari, dhe në Seatlle me Artiola Toska.

23 Nëntor në Bolzano me Fifi-n.

24 Nëntor në Dublin me Gena dhe Anxhela Peristeri.

Ndërkohë festë të madhe pritet më 28 Nëntor në Bruksel ku do të jenë Elvana Gjata, Luana Vjollca, Sinan Hoxha dhe Motrat Mustafa. Me një kast artistësh kaq të mire është e sigurt që do të jetë një super festë.

Ndërsa për datën 29 nëntor kemi festën në Athinë me Ervis Behari, në Itali do të festohet me Xhavit Dedej, në Mantova me Ratin dhe në Romë me artisten simpatike Eglantina Toska.

Por nuk mbaron me kaq, festa vazhdon ende në datën 30 Nëntor. Në Florida do të festohet me Amarda Arkaxhiu dhe Eli Fara, në Dusseldorf me Fifi dhe Ronela Hajati.

Epo është një sezon goxha i ngarkuar dhe plot festa.