Elsa Lila do të jetë pjesë e Festivalit të RTSH-së?

Lajme

Arjan Konomi dhe Elsa Lila kanë treguar se janë miq shumë të mirë. Ata madje janë shfaqur së bashku edhe në Romë, pas arrestimit të këngëtares nën akuzën për përfshirje në një grup që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Mirëpo, Elsa hodhi poshtë të gjitha akuzat si edhe i është rikthyer muzikës. Ajo do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ka qënë Arjani ai i cili e ka publikuar duke shprehur dhe urimet e tij publikisht.

Nëpërmjet një postimit të një fotoje bashkë ai e uron për rikthimin në festival.

“Mirë se vjen në Festivalin e RTSH! Jam i sigurt se do shkëlqesh ashtu siç veç ti di”, ka shkruar Konomi.