Eli Malaj ‘sundon’ dasmat dhe eventet!

Lajme

Këngëtarja shumë e dashur dhe e talentuar, Eli Malaj, prej kohësh adhurohet dhe dashurohet nga publiku prej muzikës shumë të zgjedhur që ajo sjell në treg.

Shumë prej këngëve të saj preferohen dhe kërkohen nëpër dasma dhe evente të ndryshme, nga grupmosha të larmishme gjithashtu.

Duket se gjatë pandemisë ajo i ka munguar shumë publikut dhe sigurisht dasmat kanë qenë të reduktuara, ndërsa tani që situata është më e lehtësuar, nuk ka pushim për Malaj.

Këtë javë ajo ka evente dhe punë çdo ditë të javës! Një axhendë shumë e ngarkuar të cilën ajo e menaxhon me shumë dashuri, e gjithë për të sjellë lumturi dhe festë në çdo vend që këndon.

Së shpejti, sapo të bie pak fluksi i kërkesave për të, Eli Malaj do të bëjë një intervistë ekskluzive për Melody Tv duke shprehur çdo ndjenjë e kënaqësi që i sillni ju…

Tags: , , , , , , , , ,