Eli Malaj, artistja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, ka vendosur t’i dedikojë një këngë Shkodrës, vendlindjes së saj, që ndryshe njihet si djepi i kulturës.
Në një intervistë të dhënë për “Melody TV”, këngëtarja ka zbuluar më shumë për projektin e ri, “Ty Shkodër”, i cili ka rezultuar mjaft i pëlqyer.
Melody TV: “Ty Shkoder” është projekti juaj më i ri, pse vendosët ti dedikonit një këngë të këtij qyteti?
Eli Malaj: Për Shkodren sado këngë të këndoj nuk mjaftojnë asnjëherë, e kam kënaqësi t’i këndoj vendit tim.
Melody TV: Në tekstin këngës shpreheni e mallëngjyer për Shkodrën, a është ky tekst personal?
Eli Malaj: Teksti nuk është një dedikim personal por është një këngë e kënduar nga një koleg, që quhet Burim Emini dhe më pëlqeu e ja kushtova qytetit tim.
Melody TV: Cfarë ju mungon më shumë nga Shkodra?
Eli Malaj: Unë Shkodrën e vizitoj shumë shpesh, e sic e thotë edhe kënga më mungon Shkodra dhe vetëm ajo!
Melody TV: Kush është kujdesur për muzikën, teksin dhe klipin e këngës?
Eli Malaj: Muzikën e ka bërë Samuel Kodra, teksti është i Izet Rraci ndërsa për klipin është kujdes “Elvis Zefi Studio”
Melody TV: A mendoni se muzika është fusha që është prekur më shumë nga kjo pandemi? Cili ka qene koncerti juaj i fundit?
Eli Malaj: Për fat të keq është prekur cdo fushë profesionesh, unë shpresoj që kjo është kalimtare e do kthehemi sërish në binare. Koncerti i fundit ka qënë në pandemi, ku këndova për qytetarët shkodranë në rrugë dhe që u kënaqa jashtë mase.
Melody TV: A keni një mesazh për qytetarët e Shkodrës, duke qënë se kënga juaj më e fundit i dedikohet këtij qyteti?
Eli Malaj: Për Shkodrën është mesazhi i vetëm që i dua fort dhe do i këndoj gjithmonë me dashuri e përkushtim. Këndofshim përherë bashkë.