Eli Malaj ka lindur nё qytetin e Shkodrёs mё 1986. Qё nё vogёli kishte njё dashuri tё madhe pёr muzikёn, por familja e saj ka qenё edhe pengesa mё e madhe pёr tё. Ata nuk shihnin potencial tek vajza e tyre dhe mendonin se kurrsesi nuk mund tё ishte njё kёngёtare e ardhshme, e aq mё shumё njё ndёr kёngёtaret mё tё mira tё muzikёs live qё sot i ke tё pakta.
Nё moshёn 18 vjecare Eli Malaj vjen nё Tiranё dhe u njoh me profesor Fatmir Lela, i cili vlerёsoi potencialin e saj dhe e mbёshteti nё kёtё profesion tё zemrёs. Ajo sot renditet si një ndër këngëtaret më të dashura të dasmave shqiptare e karakteristikë për të është stili unik e një bombë në interpretimin live…
A je ti kёngёtarja mё e dashur e dasmave?
Besoj se jam kёngёtarja mё e dashur pёr tё gjithё ata qё mё pёlqejnё mua dhe muzikёn time e unё jap maksimumin nё performancё qё dasma tё jetё njё festё e argёtim pёr tё gjithё tё ftuarit. Dasmat nё tё cilat nuk mungoj kurrё janё ato tё qytetit tim tё vendlindjes Shkodrёs, po ashtu tё Kosovёs e Maqedonisё.
Cilat janё kёngёt mё tё kёrkuara nё njё dasёm shqiptare ?
Tё jesh pjesё e njё dasme shqiptare duhet tё kesh njё repertor tё gjerё kёngёsh, si njё tjetёr vlerё pёr njё artist. Tё gjitha kёngёt kёndohen, por ajo qё tё bie mё shumё nё sy ёshtё se sa shpesh kёrkohen. (qesh). Nё njё dasёm tё Shqipёrisё sё mesme “Napoloni” mund tё kёndohet edhe gjithё natёn. Në Shkodёr pёlqehet “O s’punojnё kamt , jam tu ec me brryla” (“Sa e bukur qeka gjyla“), njё ndёr to pasi tё shumta janё kёngёt e mrekullueshme shkodrane, tё cilat kanё njё stil unik. Kosova ka kёngёt e veta qytetare e kryesisht nuk mungojnё defat, tupana e currlet. Njёjtё dhe nё Maqedoni.
A hedhin mё para shqiptarёt nё dasma ? Cila zonё hedh mё shumё?
Pjesёmarrja nё njё dasёm shqiptare ёshtё njё ngjarje e jashtёzakonshme, dicka qё ndodh njё herё nё jetё, pёr atё çift, pёr atё datё, pёr atё moment unik.
Ёshtё nё pёrgjegjёsinё time tё plotё qё ajo tё mbetet njё natё e paharrueshme dhe besoj kёtё kam bёrё e do tё vazhdoj tё bёj me talentin tim. Ёshtё e lodhshme por ёshtё e natyrshme e gjithё energjia pёr tё qenё nё disponim e nё shijet e gjithё dasmorёve .
Nёse njerёzit festojnё e kalojnё vёrtet mirё, hedhja e parave ёshtё njё formё e mirёnjohjes qё dikush ka pёr artin e talentin e artistit, njё shprehje e kёnaqёsisё qё merr prej tij. Ndёr zonat ku hidhet mё shumё para do tё vecoja Lacin e Shkodrёn.
Cili ёshtё sekreti pёr tё pёrballuar fluksin e punёs?
Tё them se ёshtё e lehtё nuk mund ta them, por sekreti im ёshtё publiku, sepse janё ata qё me padurim presin momentin tim , tё gatshёm pёr tё ndezur sёbashku atmosferёn. Janё ata qё mё bёjnё tё harroj lodhjen por tё vazhdojё festa.
A ke konkurencё nё interpretimin live?
Tё interpretosh do tё thotё t’i japёsh formё talentit qё ke, pёrmes emocionit tёnd e eksperiencёs gjithashtu. Besoj se nё interpretimin tim jam unike, sic dokush tjetёr nё stilin e vet. Nё ekran pёrmes klipeve shpreh veten vetёm 30% , ndёrsa interpretimi live mё bёn tё jap maksimumin tim.
I kёrkojnё njerёzit kёngёt e tua?
Jam shumё e lumtur , madje kujtoj njё shprehje latine e cila thotё: “Nuk mbetet ajo qё fiton, por fiton ajo qё mbetet”. Gjatё eventeve kёndoj sёbashku me publikun tim, aq sa nё raste tё veçanta janё ata qё mёsojnё muzikantёt se si tё performojnё kёngёt deri nё fund. Kur kёnga mbetet tek publiku, atёherё ke fituar çdo cmim.