Ekskluzive: Edlira Arifi rrëfen të vërtetën pse zgjodhi…

Lajme

Edlira Arifi është një nga zërat më të dashur të muzikës popullore. Këngët e saj janë mirëpritur gjithmonë dhe me shumë dashuri nga publiku.

Sot ajo do të na zbulojë më shumë rreth saj dhe projekteve që ka realizuar.

Melody: Eda, pas një jete në Tiranë, çfarë të ka lidhur kaq ngushtë me Strugën?

Struga është vendi ku fillova për herë të parë të performoj live dhe vendi që më mikpriti me atë që unë dija të bëja, ku me pas u pozicionova si prof. në degën e kantos. Është një qytet që e adhuroj për qetësinë dhe ajrin e pastër, për mua ka qënë vendi i mundësive!?

Melody: Si mësuese kantoje, cfarë do t’i sugjeroje një nxënësi në interpretimin e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme? Çfarë duhet të ketë parasysh?

Përsa i përket këndimit në muzikën e Shqipërisë së Mesme nuk është aq e thjeshtë sa duket! Do t’i sugjeroja të ruajë melizmat dhe karakterin që duhet t’i japim këngës së Shqipërisë së Mesme.

Melody: Gjatë karantinës, publikove një material muzikor, “Këngën e Malenakes”. Pse pikërisht këtë?

Malenakja është një këngë që e kam dashur që e vogël, e kam dëgjuar shpesh në festa familjare, e këndonin të gjithë bashkë dhe me lindi ideja ta realizoja dhe unë!

Melody: Në bashkëpunim me Melody TV, sapo ke prezantuar këngën më të re “Vajza e Tiranës e djali i Mirditës”. Si lindi ideja e këtij bashkëpunimi?

Ideja e këtij bashkëpunimi lindi pothuajse 4 vite më parë derisa u realizua tashmë, Gjin është një nga kolegët që kemi performuar bashkë në muzikë live dhe mbremje familjare pse jo dhe një bashkëpunim.

Melody: Si do ta përshkruaje Gjinin me pesë fjalë?

Gjinin do ta përshkruaja si një njeri me zemër të madhe, një njeri me vullnet të papërshkrueshëm për punën, i vendosur, një zë brilant, përfaqësuesi më i mirë i zonës së veriut!

Melody: Pse zgjodhët Melody TV për promovimin e këngës suaj?

Zgjodha Melody Tv sepse është vendi që gjithmonë kam transmetuar këngët dhe vendi që jam ndjerë komode dhe mbi të gjitha korrekt. Ju falenderoj jeni më të mirët!