Editorial: Çiftet shqiptare të skandaleve!

Lajme

Po kalojmë një kohë të vështirë e cila na ka detyruar që të izolohemi, të heqim dorë nga aktivitetet e përditshme që ishim mësuar dhe të kalojmë kohë në shtëpi.

E kur kalon kohë duke u marrë me asgjë, i hap ndonjë punë vetes ose rri gjithë ditën në rrjete sociale duke parë punët e të tjerëve. Në fakt në rrjetet sociale sidomos këto ditë shohim shumë vip-a shqiptarë të cilët postojnë pa fund, sa me mesazhe sensibilizuese, sa me këngë që të argëtojnë fansat, sa të tjerë i kanë hyrë filozofisë me shprehje motivuese e sa të tjerë na kanë treguar çdo cep të kuzhinës e shtëpisë dhe dashurinë për partnerët.

Miriam Cani ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto me Alban Skenderaj të 13 viteve më parë. Përveçse ngjanin shumë bukur bashkë na kuriozuan shumë edhe komentet që ka marrë fotoja ku kishte komplimente pafund për çiftin që jo vetë publiku i do fort por gjithashtu sepse këta janë nga të paktat çifte të cilat nuk përfliten për skandale në mediat rozë.

 

E njëjta gjë ndodh gjithashtu për çiftin Venera Lumani me Lindin apo edhe Gjiko me Elida Rudi.

Por jo të gjitha çiftet e kanë këtë fat!

Të gjithë e mbajmë mend historinë e bukur të dashurisë midis Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra. Dukeshin aq të dashuruar por nuk zgjati. Madje, çifti ende nuk na e ka shuar kuriozitetin se pse janë ndarë. Në fakt Mimoza Shkodra ka qënë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe pas publikimit të lidhjes me Seldin të gjithë menduan se do të ishte ai i duhuri.

Një tjetër çift i cili është konsideruar si “power couple” i showbiz në Shqipëri e Kosovë janë Nora Istrefi e Robert Berisha. Martesa e tyre ashtu sikurse edhe divorci kanë bërë bujë të madhe dhe janë përfolur për kohë të gjatë në portalet online. Çifti e sidomos Roberti, ka qënë vazhdimisht pjesë e thashethemeve online jo vetëm për lidhjen me Norën por edhe per marrdhënien e tij me të vëllanë Patrisin dhe bashkëshorten e tij Tuna.

E meqë jemi tek familja Berisha, thashethemet për ndarje e bashkime të vazhdueshme kanë qënë prezente edhe në çiftin Patris – Tuna. Tuna nuk është hera e parë e cila vendoset në qendër të mediave rozë për marrëdheniet e saj pasi kujtojmë martesën e parë dhe shumë të shkurtër, e më pas lidhjen me reperin Cozman, e cila ka qënë burim thashethemesh deri në fund të lidhjes.

Një tjetër artist jeta private e të cilit është përfolur shumë në media është Stine, sidomos për lidhjen e tij me Roza Lati. Shumë thashetheme i kanë shoqëruar të dy aq sa u përfol se ishte shkak për xhelozi midis tij dhe ish bashkëshortes tashmë të Stines.

Një tjetër personazh i muzkës që është përfolur shumë së fundmi për jetën e saj private është Jonida Maliqi. Lidhja midis saj dhe Romeos ka përfunduar dhe madje duket se çifti e ka harruar fare njëri tjetrin. Jonida Maliqi gjithashtu u përfol për një marrëdhenie me Flori Mumajesi sipas një foto të publikuar disa muaj më parë. Ka qënë një periudhe e tensionuar për Jonidën, në qendër të mediave rozë duke komentuar jetën e saj private dhe partnerëve.

E pra, fama vjen me të mirat dhe kusuret e veta sepse portalet online nuk kursejnë asnjë.