Edi Balili, kompozitori i disa hitve muzikore, sot në "3 From 1"

Edi Balili, kompozitori i disa hiteve muzikore, sot në “3 From 1”

Lajme

Edi Balili, i cili numëron qindra kompozime në karrierën e tij muzikore, do të jetë sot personazhi i rubrikës “3 From 1”.

I konsideruar si një ndër figurat më të rëndësishme të muzikës shqiptare, ai ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të artit.

Sot kemi vendosur të sjellim tek ju tre krijimet e tij.

“Enkelejda Arifi & Hysni Alushi – Cameri Nuse me Halle” e prodhuar në vitin 2013-të është një këngë që ende këndohet dhe kërcehet nëpër dasmat shqiptare. Me muzikë të kompozitorit Edi Balili, kjo këngë nuk preferohet vetëm nga çamët por nga mbarë shqiptaria.

Një tjetër këngë që mban vulën e kompozitorit është Land Korcari-Havale. Debutimi i kësaj kënge është në Gushtin e vitit 2018-të.

Edi Balili ka bashkëpunuar gjithashtu me Artjola Toskën për këngën “Amon”, e publikuar rreth dy vite më parë.

Këngët e plota mund t’i ndiqni sonte në mbrëmje në Melody TV në orën 20:00