“Edhe sikur të isha në finale nuk…”/ Reagimi i parë i Ronela Hajatit pas skualifikimit: Fitova “Eurovision”-in sepse…

Lajme

“Nuk do e fitoj kurrë Eurovision. Mos e thoni më”. Kjo është fjalia që e ka thënë Ronela Hajati disa herë gjatë këtij rrugëtimi të saj në festivalin e rëndësishëm.

Mbrëmjen e djeshme ishte nata e parë e “Eurovision”, ku gara nisi pikërisht me performancën e përfaqësueses shqiptare me këngën që mban titullin “Sekret”.

Pas perfomancë elektrizuese, Shqipëria dhe Ronela Hajati nuk kanë arritur të kualifikohen për në finalen e madhe të “Eurovision”-it.

Këngëtarja e njohur ka bërë reagimin e parë pasi nuk preku dot finalen e madhe. Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet me balerinët që e shoqëruan në skenë.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovision-in sepse fitova turmën! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua”, shkruan Ronela bashkëngjitur me foton.