E vërteta e sherrit mes Ledio Lako dhe Gent Hazizi

Lajme

Nga dita e djeshme po qarkullon lajmi i një sherri midis dy aktorëve të njohur të humorit Ledio Lako dhe Gent Hazizi.

Dy aktorët janë përfshirë në një sherr pranë ish Ekspozitës ku ka ndërhyrë edhe policia. Nuk dihej shkaku i këtij konflikti midis dy aktorëve.

Sipas një shkrimi të publikuar nga “Panorama” të cilët kanë mundur të komunikojnë me njërin nga personazhet, Ledio Lako, ka shkruar:

“Sherr artistësh, për çfarë do zihemi tjetër për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. S’ka qenë ndonjë konflikt për t’u raportuar, por me që po kalonte policia aty”- ka thënë ai.

Ndër të tjera ai mohoi dhe përdorimin e sendeve metalike të përfolura më parë me njëri tjetrin:

“Me shpulla jemi godit. Unë të them sherr për fyti. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë” – shprehet Ledio Lako.

Sipas deklaratës së Lako-s, shkaku i sherrit mes dy aktorëve është për shkak të një roli në teatër:

“U zumë kot, pas teatrit për punë roli. Jo roli jot, jo ma thuaj batutën, jo s’ma thua batutën” – sqaron ai.

Ende nuk kemi versionin e Gent Hazizi, por urojmë që konflikt mes të dyve të jetë me kaq.