E papritur/ Pas 2 vitesh ndarje, Blero Muharremi dhe Afrona Dika bëhen bashkë

Lajme

Blero Muharremi dhe Afrona Dika kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare rreth 4 vite më parë, mirëpo pas 2 vitesh martesë, çifti vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre, për arsye personale.

Pas ndarjes, Blero bëri akuza të hapura ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke u shprehur se gjithmonë në fokusin e saj ka qenë paraja.

Mirëpo pas dy vitesh, Blero dhe Afrona kanë surprizuar të gjithë fansat e tyre, duke u shfaqur së bashku në një postim në rrjetet sociale.

Mesa duket është Afrona ajo që ka zgjedhur që në podcast-in e saj të radhës, ajo të ftojë ish-bashkëshortin e saj.

Nuk është e qartë nëse ky rikthim në media është gjithashtu edhe në jetën personale por fansat po presim me padurim të shohin se çfarë do të ndodhë me ish-çiftin.