I paparashikueshëm, kështu është konsideruar ky edicion i tretë i BBV që prej fillimit të tij më 13 janar.
Ndërkohë që ndodhin situata të jashtëzakonshme nga java në javë, së fundmi një postim në faqen zyrtare të “Big Brother Vip” ka surprizuar fansat me lajmin se dikush nga ndjekësit/et e faqes zyrtare në Instagramit të BBV, do jetë banori më i ri i shtëpisë.
Në një postim të bërë në Instagram, është bërë publik një “Giveaway”, në të cilin është sqaruar se fituesi i kësaj loje do të jetë banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në programin e së shtunës do të shfaqet zyrtarisht “Big Giveway” dhe në rrjetet sociale është zbuluar dhurata e parë: “Njëri nga ju do të bëhët banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri”, shkruhet pashkangjitur postimit.