Ngjarjet e fundit të ndodhura në Shqipëri, krime të kryera kryesisht nga të rinj, që prej dhunës ndaj femrës e deri tek vrasjet.
Lajme të tilla na kanë tronditur të gjithë dhe sigurisht personazhet publikë të vendit tonë.
Një ndër ta është këngëtari i njohur Eugent Bushpepa, i cili me anë të një postimi në Instagram ka bërë thirrje mediave të cilat duhet të kenë kujdes në mënyrën e trajtimit dhe menaxhinimit të lajmeve.
Ai i ka akuzuar ato për filtrime lajmesh për arsyet e tyre politike, ndryshe nga ç’mund të bëjnë me këngët të cilat përcjellin mesazhe jo të mira dhe edukuese për të rinjtë e këdo.
Akuzat e tij vijojnë duke treguar se të gjithën e bëjnë për para dhe se nuk tregojnë interes ndaj ngjarjeve që duhen ‘bërtitur’!