Duetet me të bukura të muzikës popullore

Lajme

Artistët sjellin shpesh projekte të reja të cilat mbeten në kujtesën e publikut për gjatë, ose veniten shumë shpejt… varet nga kënga, koha e publikimit etj.

E njëjta gjë vlen edhe për bashkëpunimet midis tyre. Vërtet thonë se bashkimi bën fuqinë por jo gjithmonë ka rezualtatet e dëshiruara. Sot do të përmendim disa nga duetet shqiptare të cilat kanë qënë në focus të publikut:

Kush nuk e mban mend këngën “Të ka lali xhan”? – Asnjë besoj… Të gjithë kanë kënduar ose kërcyer (qoftë dhe rastësisht diku)  të paktën njëherë me këtë këngë. Silva Gunbardhi qëlloi në shenjë me këtë duet me Mandin dhe Dafin, e cila u dëgjua anembanë globit ku ka shqiptar… Madje dëgjohet edhe sot… Madje madje, Silva pati aq shumë sukses saqë e kërkoi sërisht atë sukses para 5 vitesh duke realizuar një tjetër duet me Dafin me titullin “Tequila” – por nuk rezultoi aq i sukseshëm sa i pari…

Shkurte Gashi është gjithashtu e njohur për bashkëpunimet e saj muzikore me artistë të ndryshëm të skenës. Një nga duetet më të suksesshme ishte “Tu luta” me Flori Mumajesi, e cila u pëlqye dhe vazhdon ende të këndohet nga publiku. E në kërkim të të njëjtit sukses, ajo publikoi një tjetër duet me një nga pjestarët e “Three dots”, Brunon, por mesa duket suksesi nuk ishte i njëjtë.

E mbajmë mend historinë e bukur të dashurisë por me fund të trishtë midis Mimoza Shkodra e Seldi Qalliu… Ata dukeshin të pandashëm aq sa edhe kanë bërë 3 këngë bashkë. Kudo ku ishte Mimoza ishte dhe Seldi. Por në fakt asnjë nga këto duete nuk ishte më i suksesshëm se dueti i saj me Skivi-n, i cili pati klikimet më të larta ndër këngët e saj.

Rati është padyshim një ndër artistet që mund të thyejë rekorde për numrin e dueteve që ka me artistë të tjerë të muzikës. Ai ka bërë duete me emra si Amarda Arkaxhiu, Eglantina Toska, Mehdi Zena, Artushi e shumë të tjerë… por e dini se asnjë nga këto duete nuk ka më shumë klikime se kënga me Bes Kallakun me titullin “Skifterat”? Mesa duket shqiptarëve i pëlqejnë shumë “skifterat”…

Edhe Sinan Hoxha ka realizuar disa duete gjatë karrierës së tij me disa artistë të ndryshëm. Dueti i cili ka patur më shumë sukses dhe reflektohet gjithashtu edhe nga klikimet në Youtube është bashkëpunimi i tij me Medën dhe Seldi Qalliu me titull “Kuq e zi”. Nuk është hera e pare që ai këndon këngë patriotike dhe mesa duket edhe i shkon.

Ndoshta një nga këngët më të kërcyera dhe të kënduara në eventet familjare vitin e kaluar është kënga me titull “Telat e zemrës” një bashkëpunim nga Era Rusi dhe Remzie Osmani.

Manjola Kacani qëkur është rikthyer pas një pause të gjatë në muzikë ka sjellë disa projekte të cilat janë mirëpritur nga publiku. Një nga duetet e saj më të klikuar është ai me Revolt Klan me titullin “Jemi, s’jemi”.

Publikut i ka pëlqyer shumë ky version i Nora Istrefi dhe kjo këngë me Sinan Vllasaliu është vërtet shumë e bukur.

Gili, artistja plot energji dhe e veçantë që nga projektet që zgjedh e deri look-u i saj në çdo dalje skenike, na ka pëlqyer shumë në duetin e saj me Enis Potoku me titullin “Kur u ndamë”. Ata gjithashtu kanë marrë pjesë në Top Fest me këtë këngë dhe kanë patur sukses të madh.

Së fundmi, e mbyllim me një tjetër duet i cili ka qënë një nga refrenet e verës para 3 vjetësh, Gena dhe Soni Malaj me “Ti, jeta”.

Ka shumë e shumë këngë të tjera të cilat lënë gjurmë, edhe pasi kalojnë vitet vazhdojnë të marrin klikime.