Dori zbulon më shumë detaje rreth projektit muzikor "Mbaje ti"

Dori zbulon më shumë detaje rreth projektit muzikor “Mbaje ti”

Lajme

Dori është një artisti i ri në tregun muzikor shqiptar dhe shumë premtues. Vetëm pak kohë më parë, Dori ka publikuar projektin e tij të dytë muzikor, “Mbaje ti”. Edhe pse prej vitesh jeton në Zvicër, Dori ka vendosur që muzikën e tij t’ja prezantojë publikut shqiptar, i cili duket se e ka mirëpritur këtë prurje të këngëtarit. “Mbaje ti” është gjithashtu një ndër këngët më të kërkuara në programacionin e “Melody TV”.

I kontaktaur nga “Melody TV”, Dori ka zbuluar më shumë për këngën e tij të re si edhe për faktin se cdo të thotë të jesh artist i ri në tregun shqiptar.

Melody TV: Sa kohë të është dashur të punosh për këngën “Mbaje ti”? Për cfarë flet ajo?

Dori: Për këtë projekt muzikor më është dashur të punoj rreth dy muaj dhe ka qënë një punë të cilën e kam shijuar shumë. Pavarësisht se kënga flet ër një dashuri të humbur, në tekstin e këngës kuptohet qartë se mes ciftit ende ekziston një dashuri. Nisur edhe nga vetë titulli “Mbaje ti”, djali i kërkon vajzës që të mbajë kujtimet edhe pse nuk janë më me njëri-tjetrin.

Melody TV: Me cilët keni bashkëpunuar për këtë projekt muzikor?

Dori: Për këtë projekt muzikor kam punuar me njerëz shumë profesioniste si Ilir Berani, i cili është kujdesur për muzikën dhe tekstin si edhe Marenglen Boja, i cili është producenti i këngës.

Melody TV: Sa e vështirë është për një artist të ri të nisë rrugën e artit në tregun muzikor shqiptar?

Dori: Për hir të së vërtetës është shumë e vështirë që të jesh në ditët e sotme si një artist i ri, kjo për faktin se ka shumë artistë të talentuar shqiptar që prej vitesh mbizotërojnë tregun. Pavarësisht kësaj, muzika për mua është një pasion dhe me vullnetin tim do ia dal.

Melody TV: Po punoni për projekte të reja?

Dori: Edhe pse momentalisht po shijoj suksesin e “Mbaje ti”, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku, puna për projektin e ardhshëm ka nisur dhe shpresoj që të pëlqehet shumë nga të gjithë ata që dëgjojnë muzikën time por jo vetëm.