Disa prej këngëve më të bukura dedikuar prindërve

Lajme

Prindërit janë ndër personat më të shtrenjtë në jetë dhe sa herë që një dedikim bëhet për ta, zemra rreh fortë. Ka shumë këngë dedikuar prindërve por ne sot kemi përzgjedhur tre prej tyre, të kënduara me shumë dashuri dhe emocion.

Bab e nane, diell e hane” është një projekt muzikor i sjellë me shumë dashuri nga Eglantina Toska, i publikuar në tetorin e vitit 2015-të. Një tekst i mrekullueshëm që në fakt të prek shumë pasi flet për ndarjen e fëmijëve nga prindërit për shkak të emigracionit.

“Duaje Prindin” një këngë e Pellumb Vrincës, e cila që në titull tër përcon emocion. “Nuk ka gjë më të madhe se të duash babë e nanë” thuhet në këngën e artistit, e publikuar rreth tre vite më parë.

Shkrutine vitit 2013-të, Irma Libohova, Eranda Libohova dhe Silva Gunbardhi bashkuan fuqitë për një ndër projektet mjaft të ndjera dhe emocionuese, dedikuar “Prindërve”

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot ora 20:00 në Melody TV.