Në familjen e moderatores së njohur, Arbana Osmani ka fest dhe gëzimi i tyre e ka emrin Diell, i cili feston sot ditëlindjen.
Arbana ka bërë një postim në profilin e saj zyrtar në Instagram, në të cilin ka ndarë me ndjekësit disa foto të papublikuara kurrë më parë, duke bërë një urim tepër të ëmbël për vogëlushin e saj
“Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime; O Zot çfarë Dielli je ti”, ka shkruar Arbana bashkangjitur postimit të saj, të cilin e ka shoqëruar edhe me ikonën e zemrës.
Dhe festa ka filluar pasi Arbana ka publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilën ka treguar se tema e ditëlindjes së Diellit do të jenë Dinosaurët.
Arbana është nënë e tre fëmijëve, Joni, Dielli dhe Zoi. Moderatorja është tepër aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë, ndan me ndjekësit e saj momente mjaft të bukura përkrah familjes së saj të mrekullueshme.
Sa i përket karrierës së saj, vetëm pak ditë më parë Arbana ka dhënë sinjalin e parë për përgatitjet e “Big Brother Vip”, përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.
Arbana ka postuar një foto, ku shfaqet me disa kamera, ndërsa shkruan: “Gjithmonë duke ju vëzhguar”. Përveç datës, nuk dihet ende asnjë edhe për banorët që do të jenë pjesëmarrës këtë vit.
Sezonin e kaluar, “BBVIP” mbërtheu gjithë publikun me transmetimin e përditshmë, por edhe me spektaklet e të martave dhe të shtunave, duke rezervuar surpriza. Deri më tani ajo që dihet është se Arbri dhe Zhaklina nuk do të jenë më opinionist të “Big Brother”. Deri më tani, vetë Arbri e ka pranuar se nuk do të jetë në sezonin e tretë si opinionist.