Dhjetori i suprizave nga Bekim Ibrahimi!

Lajme

Bekim Ibrahimi është një emër shumë i njohur i muzikës sonë me një karrierë të gjatë muzikore, duke numëruar shumë hite të cilat do të lënë gjurmë për shumë gjatë. Edhe pse ka zgjedhur që të jetojë jashtë, në Zvicër, ai ka një lidhje të veçantë me vendlindjen e veçanërisht me muzikën. Si një person i apasionuar pas muzikës ai ka vendosur që edhe biznesin e tij në Zvicër t’ia dedikojë instrumenteve muzikore, duke krijuar kështu një nga dyqanet më të famshme të instrumentave atje.

Angazhimet, largësia dhe situata e pasigurtë për shkak të pandemisë duket se jo vetëm nuk e kanë ndalur por e kanë shtyrë që ai të jetë edhe më aktiv me projektet e tij muzikore. Sot do të zbulojmë se cilat janë surprizat e rradhës që ai ka rezervuar për publikun në këtë fund viti.

Si i përzgjedh materialet e tua muzikore?
Bekimi: Përzgjedhjen e bëj së pari nga teksti, pra e përzgjedh temën dhe në bashkëpunim me tekstshkruesit e retushojmë dhe muzikën për këto 10 këngët e fundit i kam kompozuar vet. Më pas regjinë për videoklipet e këngëve e bej vet, edhe vendet e xhirimit i përzgjedh unë me ndihmën e bashkëpuntorëve, dhe kështu hap pas hapi finalizojmë një këngë.

Si ka ndikuar viti i fundit me situatën e pandemisë në planet dhe projektet e tua muzikore?
Bekimi: Po, pandemia ka ndikim të madh në të gjitha sferat e jetës edhe në fushën e muzikës ka ndikuar shumë, por megjithatë unë kam arritur edhe në pandemi ti realizoj këngët e projektet e mia me sukses.

Së fundmi keni sjellë disa projekte të reja muzikore. Si janë pritur ato?
Bekimi: Projektet e mia janë mirëpritur shumë shumë mirë nga publiku, fal edhe transmetimit që bëhet në Melody TV dhe TV të tjera, si edhe në Youtube. Pra, kam marrë mesazhe shumë të mira nga publiku. Për secilën këngë publiku e jep vlersimin e vet.

Cilat jane planet e tua për projektet në vijim?
Bekimi: Po planet për krijimtari janë në proçes e sipër, së shpejti nga mesi i muajit Dhjetor do të promovoj këngën e radhës.

Një mesazh për të gjithë publikun i cili ndjek projektet e tua…
Bekimi: Më lejoni ti falenderoj fansat e mi dhe gjithë publikun që më ndjekin në çdo aktivitet dhe ata janë inspirimi im për të realizuar edhe më shumë projekte.