Këngëtarja Ronela Hajati ka bërë një tjetër reagim pas pjesëmarrjes në Eurovision, por këtë herë me nota komike.
Ajo ka publikuar një video në Tik Tok ku shfaqet duke kënduar:
“Në Malpensa ti më pret, por s’më prite do vijë vet. Me metro ose taksi. Se dhe shtëpinë unë ty ta di. Dalim në Duomo pa shoqëri, se mjaftojmë unë edhe ti. Karbonara me sallam. Por edhe picëm do ta hamë. Hajde amore se le nam bëje një herë një gjë tamam“.
Krahas videos ajo iu ka kërkuar ndjekësve të mos e marrin seriozisht pasi është në depresion pas Eurovisionit.
“Depresioni pas Eurovision, mos e merrni seriozisht ju lutem!”, ka shkruar Ronela.