Dafina Zeqiri zbulon për herë të parë detaje për dasmën e saj

Lajme

Prej disa muajsh tashmë, Dafina Zeqiri është duke shijuar marrëdhënien e saj të dashurisë me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

Që nga koha që këngëtarja e njohur ka bërë lidhjen e saj publike, dyshja ka postuar vazhdimisht fotografi në rrjetet sociale, ku duken tepër të dashuruar në krahët e njëri -tjetrit.

Në fillim të muajit nëntor, këngëtarja dha lajmin e bukur për të gjithë ndjekësit e saj se ka vendosur të kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun.

Pra është zyrtare. Do të martohem në vitin 2024”, ka shkruar Zeqiri në kanalin e saj në Instagram në atë kohë.

Por në një intervistë të dhënë së fundmi, artisja ka zbuluar më shumë detaje rreth ceremonisë së saj dhe fustaneve që ajo ka zgjedhur për këtë ditë kaq të veçantë për të.

Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk dua të ndërroj shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur vetëm dy fustane të ndërroj. Dasma është diçka shumë personale”, u shpreh ajo.

Ndërsa lidhur më dëshirën e saj për t’u bërë nënë, Dafina është shprehur:

“Do të ndodhë sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndoshta. Kam plane”.