Dafina Zeqiri nuk ndalet, “Love” një dhuratë për fansat e saj para albumit

Lajme

Pavarësisht se është duke punuar fort për publikimit e albumit të saj muzikor, Dafina Zeqiri vijon të mbajë fansat e saj të karikuar, duke publikuar një tjetër projekt muzikor, i cili menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar.

“My love” titullohet kënga më e re e artists, e cila është publikur rreth një javë më parë, duke ardhur si një dhuratë për të gjithë fansat e saj, për festat e fundvitit.

Ky projekt muzikor ka marrë mjaft komente pozitive në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre e konsiderojnë një kryevepër.

Nga ana tjetër puna për publikimin e albumit “The Absolute 1” vijon papushim, pavarësisht se artistja ka qenë e pranishme në shumë koncerte për festat e fundvitit.

Kujtojmë që Dafina ka vendosur që albumin ta nxjerrë në treg më 25 janar por jo vetëm kaq, ajo ka paralajmëruar se puna për “the Absolute 2” ka nisur.