Prej disa muajsh tashmë, Dafina Zeqiri është duke shijuar marrëdhënien e saj të dashurisë me biznesmenin Kreshnik Gjergji.
Që nga koha që këngëtarja e njohur ka bërë lidhjen e saj publike, dyshja ka postuar vazhdimisht fotografi në rrjetet sociale, ku duken tepër të dashuruar në krahët e njëri -tjetrit.
Dhe më në fund, Dafina Zeqiri ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun.
Ka qënë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj në kanalin e saj në Instagram, i cili momentalisht numëron thuajse 38 mijë anëtarë.
“Pra është zyrtare. Do të martohem në vitin 2024”, ka shkruar Zeqiri, shkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e nuses por edhe me ikonën e personit të habitur.
Sa i përket karrierës së saj muzikore, Dafina momentalisht është duke punuar për albumin e saj të ri muzikor.
“The Absolute” mban titullin albumi i saj më i ri, i cili aktualisht përmban 15 këngë por këngëtarja ka treguar se do punojë fort që të shtojë edhe pesë këngë të tjera.