Edhe pse ka vetëm pak kohë që Dafina Zeqiri bëri publike lidhjen e saj me DJ Geek, çifti mesa duket u përball shumë shpejt me sfida të vështira.
Këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes romantike me Dj Geek. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo në një rrëfim ekskluziv për revistën Story, për të cilën ka dhënë edhe arsyen e ndarjes.
Ajo shprehet se lidhja e tyre kishte arritur në pikën që duhet të zgjidhte mes punës dhe lidhjes, dhe ajo ka vendosur për punën.
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme” – ka treguar këngëtarja.
Po ju çfare zgjedhje do të bënit?