“Cika Jeme” e Grazia dhe Xhepi vijon ende të dëgjohet pafund nga publiku

Lajme

Graciela, e njohur me emrin e artit si Grazia, është një këngëtare mjaft e preferuar e publikut shqiptar, e cila identifikohet kryesisht me muzikën pop.

Përvecse është e njohur për muzikën e saj të bukur, Grazia është gjithashtu partnerja e këngëtarit të njohur Stine, me të cilin ka një vajzë të quajtur Estia.

Grazia numëron disa projekte të suksesshmë muzikore por një projekt që është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar është “Cika Jeme”, një bashkëpunim mes saj dhe Xhepi.

Pavarësisht se është publikuar rreth tre muaj më parë, ky projekt muzikor vijon ende të dëgjohet dhe të kërcehet pafund nga publiku shqiptar.

E prodhuar nga “Stine Records”, kjo këngë ka një tekst të shkruar nga vet Grazia, e cila përvecse një këngëtare e talentuar dallohet edhe për një tesktshkruese tepër e mirë.

Mos harroni ta dëgjoni projektin muzikor në “Melody Tv”, kanali 112 në Digitalb.