Festa e Halloween është kthyer në një traditë tashmë në Shqipëri. Çdo 31 Tetor shohim organizime festash nga të medhenj e të vegjël, të veshur me maska të cilët festojnë.
Por çfarë është “Halloween”?
Që 600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës. Druidët (lloj besimi) ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.
Emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Simbol i kësaj feste është një kungull i ndriçuar nga brenda e cila e ka prejardhjen në SHBA. Por arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve.
Një zuzar me emrin Jack O’Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri (thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës. Jack-u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt drejt një udhëtimi të pafundte me që nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të këqinj. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.
Pjesë e traditës është gjithashtu loja “Trick or Treat” (Karamele apo rreng). Personazhet kryesore të kësaj loje janë fëmijët, të cilët të veshur me kostumet e tyre shkojnë derë më derë për të kërkuar ëmbëlsira. Kjo traditë ka filluar në shekullin e 16-të, ku fëmijët trokasin në derë dhe nëse marrin ëmbëlsira ata i ruajnë ata nga shpirtrat e këqinj përmes bekimeve. Fillimisht fëmijët visheshin si ëngjej ose shenjtor, por me kalimin e kohës kostumet u zëvëndësuan me personazhet e tyre më të dashur.
Kështu edhe në Shqipëri është bërë një traditë dhe kudo në ditë e Halloween shohim, sidomos në Tiranë, njerëz të veshur me maska të frikshme, me fytyra të lyera dhe sigurisht në çdo ambient kunguj të ndriçuar.
Po ju e festoni ‘Halloween’?