Çfarë do të ndodhë sot për Denisa Gjezo?

Lajme

Denisa Gjezo është një zë i njohur në botën e muzikës shqiptare. Ajo njihet për zërin e saj të veçantë si edhe pozitivitetin që trasmeton gjithmonë.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, ajo ka njoftuar projektin e saj të ri, i cili është një bashkëpunim me një tjetër emër shumë të njohur të muzikës, Sidrit Bejleri.

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes, të cilët para 4 vitesh kanë publikuar këngën “Sa fort të du”.

“Sa nji jetë” titullohet kënga e cila do të publikohet sot, më 10 Shkurt.