Capital T sulmohet nga fansat e tij!

Lajme

Në videoklipin e fundit të Capital T, “Buzëqeshje” shfaqet Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër, por pa kryqin e saj. Në disa momente të klipit kryqi zhduket dhe duket se fansat katolikë të këngëtarit e kanë vënë re këtë dhe kanë reaguar keq.

Vetëm një javë nga publikimi dhe kjo këngë ka lënë shije goxha të fortë tek të gjithë. Por më tepër kritika ai ka marrë nga fansat myslimanë. Komentet nuk mungojnë…

S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë?!

Ke bërë gabim ke fshirë kryqin që është te kisha… Nuk është diçka e mirë kjo. Çdo vend fetar duhet repsektuar… në myslimanët e kemi dhe në kuran që duhet të respektojmë çdo besim fetar


Pas komenteve të shumta, Capital u detyrua të bënte një sqarim ku ai u shpreh se nuk ishte në dijeni të çfarë kishte ndodhur dhe se nuk ishte zgjedhje e tij.

Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë

Tags: , , , , , , , , ,