Këngëtari shumë i dashur i publikut, Capital T ka kujtuar fillimet e tij modeste ku me pak para realizonte projekte muzikore që u shndërruan në hite dhe pëlqehen edhe sot, shkruan Top Albania Radio
Me anë të një postimi në Insta Story, Capital T rrëfeu se gjërat e mëdha bëhen me dashuri të madhe dhe pasion e jo vetëm me para.
Ai ka kujtuar këngën “Ma e Mira” e realizuar gati para 1 dekade, një prurje për të cilën u investuan vetëm fare pak para.
“M’kujtohet “Ma e Mira”. Isha n’fillimet e karrieres Edhe kete projekt e kom realizu komplet vet muziken, tekstin, melodine, ingjizimin e finalizimin N’home studion tem t vogel n vlere 1,000 €. Morali i historise: Ska ransdi sa investon ose n’cfar studio me standarde boterore punon nese si shkrun ndjenjat e perjetimet tua kanga ska shpirt edhe smunet mi mbijetu kurr kohes Kshtu qe veq bone qoft edhe me telefon ska randsi. Edhe publikoje leje boten le ta nin nese vertet vlen ka me pase sukses pamvarsisht promos a suportit prej tjerve apo investimit” – shkroi ai në postimin e tij.
Rikujtojmë “Ma e mira” nga Capital T