Capital T dhe Adrola Dushi në një lidhje romantike?

Capital T dhe Adrola Dushi në një lidhje romantike?

Lajme

Rrjetet sociale sot janë “çmendur” dhe shkak është bërë një postim i Capital T, në të cilin shfaqet me modelen bukuroshe shqiptare Adrola Dushi.

Menjëherë pas publikimit të fotos, kanë vërshuar komentet se dyshja mund të jetë në një lidhje dashurie dhe ndoshta shkak për këtë aludim është ikona e zemrës, e shkruar bashkangjitur fotos.

Fanset e çmendura të Kapos ndihet tepër të zhgënjyera nga ky post, duke shkruar që iku Ledri, tashmë edhe Capital T.

Nuk dihet nëse kjo foto e dyshes është thjesht për të treguar një miqësi të tyren apo ndoshta pjesëmarrje e Adrolës në ndonjë klip të reperit.

Kujtojmë që Adrola ka qënë e pranishme në klipin e Eugent Bushpepës, “Stay with me Tonight”, për të cilin u shpreh se është hera e parë dhe ndoshta e fundit, duke lënë kështu të nënkuptohet se ajo nuk do të paraqitet në të ardhmen në ndonjë klip, kështu që ende gjithçka mbetet pikëpyetje.

Nga ana tjetër Adrola përflitet se është në një lidhje me Albin Gashin, një djalë nga Kosova, djali i avokatit të njohur në Kosovë, Tomë Gashi.

Ndërkohë që interneti po “zien” nga këto aludime, të gjithë jemi sy e veshë për të zbuluar arsyen e vërtetë të postimit nga ana e Capital T.