Capital T bie pre e vjedhjes! Ja çfarë i ka ndodhur artistit

Lajme

Reperi i njohur shqiptar, Capital T ka ndarë lajmin “tronditës” me fansat e tij, duke treguar se dikush i ka thyer xhamin e makinës duke i vjedhur materialet e këngëve.

Këngëtari ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, përmes së cilës ka shpjeguar arsyen se pse nuk mundet të publikojë projektin e tij të ri “Pi Raki”, duke shpjeguar se ai material ndodhej në laptopin e vjedhur.

“Përshëndetje të gjithëve. Uroj të jeni mirë. Desha t’ju lajmëroja se sot për ne është e pamundur të publikohet këngën “Pi Raki”. Për një pakujdesi tonën, në një moment të caktuar, laptopi, në të cilin kanë qenë materialet, për t’u publikuar projekti, na është vjedhur, na është thyer makina. Uroj që shumë shpejt kemi për të hyr në iCloud për të marrë materialet por momentalisht e kemi të pamundur. Ju kërkoj shumë ndjesë, më vjen shumë keq por shpresoj që do publikohet për dy ditë ose shpejt kam për t’ju lajmëruar me për datën e re përmes një klipi të shkurtër të këngës”, shprehet Capital T në videon e publikuar.

Kujtojmë që reperi kishte paralajmëruar publikimine këngës së tij më datën 10 të këtij muaji por fatkeqësisht fansave iu duhet të presin edhe disa ditë derisa këngë të merret sërish.

Nga ana tjetër, Kapoja kishte paralajmëruar e kjo këngë ishte për të gjithë zemërthyesit që e presin SHën Valentinin vetëm.