Butrint Imeri ndan dhimbjen me fansat e tij, poston foto nga spitali.

Lajme

Butrint Imeri është një nga artistët më të dashur të muzikës dhe një nga artistët më të ndjekur në rrjetet sociale.

Përpos aktiviteteve dhe të rejave lidhur me projektet muzikore, ai ndan me ndjekësit e tij edhe ngjarje të rëndësishme nga jeta e tij e përditshme.

Duket se këto ditë ai po kalon momente të vështira familjare dhe ka publikuar një foto ku shikohet e ëma që është në spital.

Ai po i qëndron afër në këto momente të vështira duke i dhënë suportin e tij.

Ne i bashkohemi me zemër dhe i urojmë shërim të shpejtë.