Bujar Qamili pjesë e “Big Brother”?!

Lajme

Disa orë më parë, në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka mbërritur një zarf në të cilin shkruhej se banorët duhet të përgatiten për një mbrëmje të këndshme.

Atyre i është kërkuar të organizojnë një dasmë tradicionale nga Shqipëra e Veriut.

Që dasma të quhet e plotësuar, konkurrentët duhet të vendosin mes tyre se kush do të jetë “dhëndri” dhe “nusja”, si dhe rolet e tjera për të plotësuar dasmën.

I ftuar në shtëpi, për një atmsoferë tepër të bukur do të jetë edhe këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili.

Ata kanë nisur menjëherë përgatitjet dhe na mbetet vetëm të presim për të shijuar këtë mbrëmje kaq të bukur dhe argëtuese.

Tags: , , , , , , , , , ,