Brajan, kaq i vogël në moshë por me një potencial të madh.
MTV: Si e ndihesh kur e sheh veten në Youtube dhe në TV?
Kur shof veten në këto situata ndonjëherë jam akoma pa fjalë, sepse nuk është një gjë e kollajshme që në këtë moshë të jesh në rrjete sociale ose në Tv duke realizuar ëndrrën time.
MTV: Çfarë të thonë shokët dhe shoqet në shkollë për këngët që nxjerr?
Shokët dhe shoqet e mi janë shumë të kënaqur për mua. Edhe pse nuk e kuptojnë gjuhën tonë ata më mbështesin shumë.
MTV: Ia ke dedikuar një shoqeje që e ke në klasë këngën?
Jo, kengën që kam bërë, “Shoqja e klasës” nuk është këngë e dedikuar për asnjë, thjeshtë po përqëndrohem të këndoj këngë të thjeshta dhe sidomos për moshatart e mi. Edhe shumë shpejt do kemi disa surpriza.
MTV: Cili është artisti yt i preferuar?
Unë jam rritur duke dëgjuar këngët e Noizy-t këshu që pa diskutim do them që Noizy për mua është më i miri i Shqipëris.
MTV: Të ngacmojnë gocat tani që je bërë i famshëm?
Unë nuk ndihem akoma i famshëm edhe pse këtë që bej nuk është për famë, por më shumë për të ndjekur ëndrrën time. Edhe pse në këtë moshë që kam nuk përqëndrohem tek vajzat, por në punën time.
MTV: Do të publikosh ende këngë, si janë planet artistike?
Sigurisht që po ky është vetëm fillimi, do punoj shumë, do mësoj shumë për të treguar që po pate një qëllim bëhet gjithçka për të arritur në atë pikë . Planet artistike janë shumë në mendimet e mia, por avash avash do i krijoi të gjitha.
MTV: Kush është fansi yt më i madh në familje dhe të ndjek kudo?
Gjithë familja ime janë fansat e mi, më mbështesin për çdo gjë, por babi im është ai që më ka bërë të arrij këtu ku jam sot, të kem një fillim në këtë punë ka qënë gjithë merita e tij. Edhe po me rrin shumë mbrapa, është ai që i menaxhon të gjitha edhe së shpejti do e falenderoj me një super hit.