Kënga “Puthe fatin”, pjesë e albumit “Rrugë” në vitin 2009 të Bojken Lako është bërë kolona zanore e filmit më të ri shqiptar me titullin “Love”.
Ky film ka bërë bashkë disa nga emrat më të njohur të artit shqiptar, një film komedi për realitetin e sotëm.
Kënga e Bojken Lako i përshtatet më së miri dhe më në fund kjo këngë është publikuar me video me pjesë nga filmi.