Pavarësisht se shpesh herë shprehet se dëshiron ta mbajë jetën e tij personale larg mediave, duket se Blero, nuk ka rezistuar të ndajë me ndjekësit e tij, foton e të dashurës.
Vetëm pak kohë më parë, ai u përfol për një ndarje, por duket se rikthimet janë gjithmonë më të ëmbla.
Në një postim të publikuar në “Instastory”, këngëtari i hitit “Fotografia”, ka ndarë më të gjithë një fotografi të së dashurës së tij, teksa qëndron me kurriz.
Nga fotoja e publikuar, mund të themi me bindje që format e saj trupore duken perfekte dhe për këtë nuk i vëmë aspak faj Bleros se pse ndihet kaq shumë i dashuruar pas saj.
“Dashuri është kur ajo gatuan”, shkruan artisti në postimin e tj, duke vërtetuar më së miri shprehjen se dashuria vjen nga stomaku.