Pavarësisht se është një këngëtar mjaft i njohur, kohët e fundit Blero është komentuar më shumë për lidhjet e tij romantike, që mesa duket nuk po ecën ashtu sic duhet, të paktën që pas ndarjes së tij nga Afrona.
Disa muaj më parë, Blero bëri një dedikim tepër special për të dashurën e shumëpërfolur, identiteti i së cilës ende mbetet një mister, duke u shprehur se si ishte aq me fat për vajzën që kishte përkrah.
Së fundmi, Blero ka ngritur sërish dyshimet që është ndarë nga e dashura e tij dhe kjo falë një postimit të bërë në profilin e tij në Instastory.
Artisti ka publikuar një foto të vetes së tij, bashkangjitur së cilës ka shkruar:
“Qëndroni beqar derisa dikush të komplimentojë jetën tuaj në një mënyrë që e bën të duket më mirë se sa të qënurit beqar. Nëse jo, nuk ia vlen. Gezuar për një jetë të bukur”.
Kjo në fakt nuk është hera e parë që Blero bën lëmsh rrjetin pasi në muajin tetor, k