Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga ciftet më të njohura në showbiz-in shqiptar, dhe më të komentuarit.
E ndërkohë që mediat po aludonin planin e tyre për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë pas vajzës 4-vjeçare, Ajka, duket se martesa e tyre po ndjen turbulenca në 5-vjetorin e celebrimit të tyre.
Burime pranë çiftit kanë treguar për revistën “Story”, se çifti i njohur po kalojnë një krizë të fortë, dhe ka gjasa që këto Krishtlindje dhe nata e ndërrimit të viteve, t’i gjejë larg njëri-tjetrit.
Kjo për faktin se pas mosmarrëveshjeve, Xhensila flitet se është larguar nga shtëpia, bashkë me vajzën e tyre.
Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë ka ndodhur mes tyre, por të tjera burime pranë produksionit “ZemërLuana”, (ku Besi është një nga kapitenët), kanë dëshmuar se aktori i humorit po përjeton dramën e jetës.
Dëshmitarë okularë kanë treguar se në këto ditë festash ai po shihet më gjendje të rënduar emocionale, aq sa është parë i përlotur duke hasur vështirësi në përqendrim dhe performancë gjatë xhirimeve të programit.
E një “Ciao po të lë”( titulli i këngës së Besit me Anila Mimanin), duket se Besi e ka marrë nga Xhensila si “dhuratën e fundvitit”.
Çifti ishin në një lidhje prej vitesh, por në vitin 2017 vendosën të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre gjatë një ceremonie VIP. Më pas kur Besi dhe Xhensila festuan përvjetorin e martesës, vëmendjen e mori urimi i Besit për partneren.
Le të shohim nëse ata do e gjejnë “Çelësin” dhe të sheshojnë mosmarrëveshjet për ta shpëtuar martesën e tyre!