Bekim Ibrahimi vijon të prodhojë muzikë të bukur dhe e radhës është “Cajin kur ta pish”, e cila në fakt është një ripërpunim i një këngë që daton prej më shumë se 40 vitesh.
Kjo këngë ka arritur të tërheq vëmendjen e publikut shqiptar, ku ka marrë komente mjaft pozitive por gjithashtu ka sjellë një komunikim mjaft të afërt mes artistit dhe publikut.
Në një intervistë për “Melody TV”, Bekim Ibrahimi ka zbuluar më shumë për këngën e tij si edhe planet për projektet e ardhshme.
Melody TV: Për cfarë flet kënga “Çajin kur ta pish” dhe pse keni vendosur këtë titull?
Bekim Ibrahimi: Kenga “Cajin kur ta pish, qitja pak limon” është “cover” i një kënge popullore mjaft të njohur, e cila daton prej më shumë se 40 vitesh.
Melody TV: Ku eshte xhiruar videoklipi?
Bekim Ibrahimi: Videoklipi është xhiruar në Gjilan, te Kulla e Gjinajve, që edhe falenderoj pronarin për mundësimin e xhirimit të klipit.
Melody TV: Me cilët keni bashkëpunuar për këtë projekt?
Bekim Ibrahimi: Sa i përket këtij projekti, kam bashkëpunuar me Edmond Rapin, i cili ka bërë orkestrimin dhe masterizimin. Ndërsa videoklipi është xhiruar nga Artfabe. Valltaret si edhe figurantet janë pjesë e Ansamblit të Gjilanit.
Melody TV: Do vijoni të sillni muzikë të re apo do për momentin do shijoni suksesin e projekteve të prodhuara së fundmi?
Bekim Ibrahimi: Vazhdoj të jem në një fazë të mirë të krijimitarisë sime. Kam planifikaur që për thuajse tre javë të publikoj këngën timë të rdhes, e cila në fakt është kënga e 30-të e krijimtarisë sime për krenarinë shqiptare.
Melody TV: Si është pritur kjo këngë nga publiku?
Bekim Ibrahimi: Projekti më i ri, “Cajin kur ta pish”, ka marrë shumë komplimenta por ka edhe humor nga publiku, ku disa prej fansave të mi më shkruajnë: “Çajin do e pi me raki si du un e jo me limon si don ti”. Dikush tjetër shkruan: “A bën limoni bio apo duhet limon normal” dhe shumë e shumë të tjera që më gëzojnë pafund.