Beatrix Ramosaj befason me projektin e saj të ri!

Lajme

Disa orë më parë, bukuroshja e talentuar Beatrix Ramosaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka njoftuar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor të titulluar “By My Side”.

Ajo ka publikuar një foto nga prapaskenat e klipit, ku shfaqet së bashku me një nga miket e saj më të mira, Megli Haskaj, e cila është pjesë e videos së këngës.

Beatrix duket mahnitëse, e veshur me një ngjyrë rozë të ndezur, duke nxjerrë në pah linjat e saj perfekte si dhe aksesorë shëndrritës, por plot klas.

Të dyja vajzat shfaqen të ulura në një limuzinë e ndër duar mbajnë shishe shampanje, si dhe rrethohen nga para.

Një skenë e tillë na bën të mendojmë se kënga do të jetë ritmike, ndoshta një hit tjetër veror.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim daljen e këngës si dhe i urojmë shumë suksese!

Tags: , , ,