"Bashkë Gjithmonë" e Lumnije Menxhiqi është frymëzuar nga ky film i njohur

“Bashkë Gjithmonë” e Lumnije Menxhiqi është frymëzuar nga ky film i njohur

Lajme

Ajo është një emër mjaft i njohur në muzikën shqiptare dhe bëhet fjalë për Lumnije Menxhiqi, e cila gjithmone kujdeset për cdo detaj të mundshëm në projektet e saj muzikore, sikurse ka bërë edhe me “Bashkë Gjithmonë”.

E publikuar në korrikun e këtij viti, “Bashkë Gjithmonë” është shndërruar në një ndër hitet e kësaj vere, për shkak të muzikës dhe temës së bukur që teksti i kësaj kënge trajton.

Në një intervistë të dhënë për “Melody TV”, këngëtarja e dashur e publikut shqiptar ka folur më shumë për projektin e saj më të ri muzikor.

Melody TV: Na zbuloni më shumë për “Bashke Gjithmone”, kush është kujdesur për muzikën, tekstin, klipin?

Lumnije Menxhiqi: Për muzikën janë kujdesur producentët e huaj dhe të njohur Enikao dhe Junior Akwety. Tekstin e kam shkruajtur vetë, ndërsa videoklipi është realizim i produksionit “Bug production”.

Melody TV: A është kjo këngë një dedikim?

Lumnije Menxhiqi: Disa prej këngëve të mia janë dedikim! Këngët romantike i kam shumë për zemër! Momentin kur kam qenë duke e parë filmin ‘Dashuria në kohën e kolerës’ me erdhi demo nga producenti dhe po ai film më frymëzoi dhe më ktheu në një moment nostalgjik në jetë dhe e shkruajta tekstin ‘Bashkë gjithmonë’

Melody TV: Si është pritur nga publiku?

Lumnije Menxhiqi: Për hir të së vërtetës, kënga është pritur shumë mirë. Kam marr shumë komente pozitive nga publiku dhe sigurisht kjo gjë më ngroh shpirtin pasi qëllimi i një artisti është të kënaqë publikun.

Melody TV: Po punoni për ndonjë projekt të ri?

Lumnije Menxhiqi: Po. Pojekti i radhës është realizuar dhe do të publikohet në fillim të tetorit, në ditën e lindjes sime! Është një baladë ku autore e këngës jam unë.