Bardhi mban premtimin, dhurata e veçantë e ditëlindjes së Melindës është “Ditën mos ma prish”

Lajme

Në mesin e muajin Nëntor, këngëtarja e njohur, Melinda ka fesuar ditën e saj të lindjes, dhe mes urimeve të shumta, më i veçanti ishte padiskutim ai i këngëtarit të njohur, Bardhi, i cili paralajmëroi se kishte bërë dhuratë për ditëlindjen e saj.

Rreth dy javë më parë, Bardhi ka zbuluar dhuratën e ditëlindjes së Melindës dhe është pikërisht një super bashkëpunim, i cili që në momentet e para të publikimit, ka rrëmbyer zemrat publikur shqiptar.

Ditën mos ma prish” mban titullin kjo prurje e dyshes së talentuar, që sigurisht nuk kanë zhgënjyër aspak.

Madje në një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit, Melinda është shprehur se ndihet shumë falenderuese për të gjithë suportin e treguar për këtë publikim të ri muzikor.

Mos harroni ta dëgjoni këtë bashkëpunim në Melody TV, kanali 112, në Digitalb.