Bardhe Gega: “Nuk kam arsye të kem sponsor…”

Lajme

Këngëtarja shumë e dashur, me një zë shumë të ëmbël, Bardhe Gega ka dhënë një intervistë ekskluzive për Melody Tv ku shpreh shumë detaje nga jeta e saj si dhe suksesin e këngës më të re dedikuar Mirditës.

1. Sa e veshtirë ka qenë për ju, artistikisht dhe jo vetëm, periudha gjatë dhe post pandemike?

U bë shumë  e lodhshme, e hidhur.  Meqenëse jam e fushës  së mjekësisë çdo  gjë  e mora  pa  stres    dhe e menaxhova  mirë situaten në familje. Gjatë  pandemisë bëra shumë  projekte, tekste, thurja melodi, sidomos balada.

2. Pse kjo këngë për Mirëditën? Si erdhi?

Për këngën e re, “Jam Mirditë  e bukur  e Shqipërisë Etnike”, më merr në telefon profesori dhe tekstshkruesi  i shumë  hiteve, Fran Laska, duke më thënë se ka bërë një këngë për  veshjen  mirditore, por më dha  përgjegjësi e privilegj. Më mungonte prej vitesh t’i këndoja një këngë Mirditës.

3. Cilat janë pritshmëritë që keni për këngën tuaj më të re?

Kënga është  pritur shumë mirë, kam marrë mesazhe nga kompozitorë dhe njerëz që e njohin artin shumë mirë, më kanë mbështetur dhe ndihem krenare.

4. A mund të ndani me ne ndonjë ndodhi të çuditshme apo humoristike që mund t’ju ketë ndodhur gjatë procesit të realizimit të këngës apo dhe prapskenat e videoklipit?

Gjithmonë ka të qeshura e të papritura në klipe. U nisëm për në terren në një vend shumë të thepisur, për të xhiruar, kisha vëllain dhe vajzën. Aty ishte roja e objektit  që po këndonte e po i shkonin lotët  nga gëzimi. Mu afrua   dhe  më tha që duhet të kem kujdes sepse aty kishte shumë gjarpërinj.   Unë isha me taka ndërkohë gjarpëri pas gurit. Shumë vapë e të qeshura…

5. Me cilin këngëtar keni pasur bashkëpunimin më të frytshëm ?

Po kam një bashkëpunim me Argjend Llogën, bazuar në një histori të vërtetë. Shumë e bukur!

6. Me cilin këngëtar do të donit të bashkëpunonit ?

Nuk kam preferenca, por kuptohet të nivelit tim profesional. Mbase edhe për shkak të gjendjes  ekonomike, nuk kam arsye të ndaj shpenzimet  me  njeri apo të kem sponsor, i mbuloj vetë të gjitha.

7. A keni menduar ndonjëherë te bëni sillni një projekt i cili është i një rryme tjetër? Pra të vini krejt ndryshe…

Po unë kam shumë  këngë në YouTube dhe  e veçanta  është se asnjëra nuk ngjan  me tjetrën, janë këngë të të gjithë  brezave.

8. Për çfarë apo për kë do ta ndrronit Mirëditën?

Mirdita është vendlindja ime e bekuar, ku u rrita dhe mora formë për të përballuar jetën  edhe  jashtë  Shqipërisë .

Tags: , , , , , , ,