Baladat që zbukuruan akoma më shumë Shkurtin!

Lajme

Pavarësisht se jemi zyrtarisht në muajin Mars, nuk mund të lëmë pas atë cfarë na dhuroi muaji Shkurt. I quajtur ndryshe si muaji i të dashuruarve, gjetë Shkurtit nuk munguan baladat të cilat i dhanë akoma më shumë kuptim dhe zbukuruan këtë muaj.

Elvana Gjata ka vendosur të surprizojë publikun, pikërisht në ditën e saj të lindjes, duke prezantuar projektin më të ri muzikor. “Thirr” mban titullin balada më e re e artistës, për të cilën ka bashkëpunuar me producentin e njohur Darko Dimitrov dhe flet për një histori dashurie të njëanshme.

Edlira Arifi, e cila njihet për zërin e saj të ëmbël, ka vendosur që në festën e Shën Valentinit të publikojë projektin e saj të titulluar “Larg nga syte”. Edlira ka zgjedhur që këngën e saj t’ja dedikojë të gjithë atyre që gjendet larg sytë dhe larg zemrës por që ende ka dashuri mes tyre.

Mbylljen më të bukur të muajit e ka bërë padiskutim artisti Devis Xherahu. “Ti ma more zemrën” titullohet serenata e publikuar nga artisti në bashkëpunim me artisten e mirënjohur Spanja Pipa, një serenate që daton prej viteve 50′.

Jam ndjerë plotësuar më këtë duet”, ka shkruar Devis në një postim të bërë në rrjetet sociale, duke treguar se ky projekt e ka kthyer në identitet, aty ku ai ka filluar karrierën e tij muzikore, në rrugicat e qytetit të Korcës.

Të gjitha këto balada të bukura mund t’i shijoni në Melody TV.