Aurela Gaçe më në fund zbulon surprizën e saj e të fundvitit!

Lajme

Aurela Gaçe është padyshim një nga këngëtaret më të mira dhe më energjike që me zërin e saj elektrizon publikun kudo ku shfaqet.

Sot, ajo ka lançuar këngën e saj më të re “Në të Zënça”. Nuk kishte si të ishte ndryshe që edhe nga vet titulli i këngës, projekti do të ishte po aq i veçantë sa vetë artistja, duke mos përmendur edhe klipin i cili është sjellë në formën e një mini-filmi. Por ajo nuk e ka lënë me kaq, pasi e veçanta e këtij klipi është pjesëmarrja e dy vajzave të saj, Abigail dhe Grace.

“Në të Zënça” është një këngë me elementë popullore dhe shumë ritmike.

Kujtojmë se para pak kohësh kur flitej në rrjete sociale për ngjarjen në spektaklin e talenteve për fëmijë, ku Albi Nako dhe Erjona Rusi ju drejtuan një vajze të vogël disa pyetje që u konsideruan nga publiku i gjerë si bullizuese dhe jo etike, Aurela gjithashtu ka reaguar duke u shprehur e revoltuar ndaj kësaj situate:

“Këto ditë, kam lexuar shumë statuse, mbi një video, ku praktikisht merreshin me peshën e nje fëmije. A besoni se kjo vjen papritur? U shfaq në TV ashtu krejt papritur? NE JEMI SHOQËRI BULLIZUESE! Po po, ne dhunojmë psikologjikisht këdo që nuk është në parametrat matës të syve tanë. Je xhuxh, një metër e një qofte, je lopë, elefant, je si fyell, shkop i hollë, pabuks, hundëderr, fshatar, provincial, ke kaluar të 30-at, je gjyshe, te del nje rrudhë, të thonë bëj servise, ti bësh të thonë maskë… edhe këtë nuk e bëjnë në tv, e bëjnë kudo. Nërrugë, në rrjetet sociale, në ambientet e shkollave, në shtepi.. po po, edhe në shtëpi. I ngjave sat ëme, rracë e keqe, si ke lënë gjë rracës së tët eti. Në shoqëri, në lagje…ke humbur kot për çun, je si burrë, cunat nuk qajnë, bëhu trim se je qullash etj etj etj. Secili nga ne, duhet të shohë brenda vetes. Ju, ne të gjithë, unë bashkë me ju, a kemi gjykuar ndonjeherë? A ju kanë gjykuar NDONJËHERË?”