Një këngëtar shumë i dashur për publikun është Aurel Thëllimi, i cili përpos talentit të tij njihet dhe për energjinë pozitive dhe humorin që e karakterizon.
Por fatkeqsisht jeta të sjell shumë sfida dhe momente të hidhur, pasi disa orë më parë ai ka publikuar një foto të nënës së tij e cila ka ndërruar jetë. Këtë foto të sajën ai e ka shoqëruar me disa vargje që janë shumë të ndjera dhe në të cilat ndihet dhimbja.
Nënë, vetë jeta mban emrin tënd
Tani pranë Zotin, në paqe tani ti,
Nënë
Dashuria që në shpirt zë vend,
Nënë
Buzët thahen kur ty s’të përmend
E gjithë bota s’vlen sa sytë e tua
Mungesa jote errësirë për mua
O kuptimi jetës ti
Të dua
Të gjithë mbetëm të prekur nga këto fjalë të artistit e kuptojmë se nëna është një ndër gjërat më të shtrenjta që një person ka.