Vida Ingrit gjoni me zemer

Ashtu siç edhe kishin premtuar , Vida Kunora dhe Ingrit Gjoni publikojnë një këngë zemre

Lajme

Rreth muajit mars të këtij viti, përmes një postimi të bërë në Instagram, Vida Kunora bëri publik lajmin se po punonte për një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Ingrit Gjonin.

“Një këngë vërtet zemre që ju do e doni pafund”, shkroi bashkangjitur postimit artistja dhe premtimi është mbajtur pasi kënga “Me zemer” është një projekt muzikor të cilin fansat e duan fort.

Një ndërthyrje e tradicionales me modernen mund të thuhet për këtë këngë, e cila ta ngre zemrën në peshë edhe për shkak të tekstit të bukur që ajo ka.

Nëse dëshironi ta dëgjoni “Me zemer”, ajo transmetohet thuajse gjatë gjithë ditës në Meldoy TV për shkak të kërkesave të larta nga ana e publikut nëpër programet e ndryshme.