Zana mustafa biografi

Zana Mustafa

Zana Mustafa është një emër mjaft i njohur në tregun muzikor shqiptar. Kënga dhe muzika kanë qënë pasionet e saj që në fëmijëri. Këngëtarja ka nisur të marrë pjesë në aktivitetet kulturore artistike që shkolla organizonte. Ajo ka kënduar gjithashtu në evente që organizonte Shtepia e Pionerit si edhe Pallati i Kulturës në rrethin e Lezhës.

Pas këtyre eksperiencave muzikore, artistja vijoi të merrte pjesë nëpër dasme dhe evente të ndryshme familjare si brenda edhe jashtë vendit. Zana është një artiste që në karrierën e saj muzikore ka shumë këngë popullore dhe patriotike nga të gjitha trevat shqiptare.

Si një artiste me shumë vite karrierë, ajo ka disa bashkëpunime mjaft të suksesshme por gjithashtu një album me këngë popullore kryesisht këngë dasmash, të cilat mund t’i gjeni në “Youtube”.

Momentalisht Zana Mustafa po shijon suksesin e një prej publikimeve më të reja muzikore,Kosovë-Shqipni”, të cilën mund ta dëgjoni në Melody TV.